Këshilltarët e Berishës, Bashës dhe Metës bashkojnë votat me PS kundër Belerit në Himarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë anëtarë të partive opozitare në Këshillin Bashkiak të Himarës votuan pro komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë.

Sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi, ata janë Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati nga Rithemelimi dhe Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga PL dhe Milto Nika nga PSD.

Këshilli bashkiak i Himarës vendosi me 15 vota pro dhe 4 kundër që bashkia të drejtohet nga Blerina Bala, njëra prej nënkryetarëve.

Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Himarës nisi me përplasje mes forcave të policisë dhe simpatizantëve të Fredi Belerit.

Qytetarët i kërkuan drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefektit të qarkut Vangjel Tavo të mos ishin të pranishëm gjatë mbledhjes.

Kryetari i përkohshëm pritet të qëndrojë në post deri në zgjedhjet e reja vendore në bashkinë e Himarës pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim pronash./O.S

Të fundit

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Lajme të tjera

Web TV