U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bala në reagimin e saj shpreh falenderimin për besimin e dhënë nga Këshilli Bashkiak dhe shton se fokusi i punës në vijim do të jetë përmbushja e objektivave për një sezon sa më të sukseshëm turistik.

“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do te jetë i përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.

Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, deklaroi në një reagim me shkrim Bala.

Kujtojmë se Bala, u zgjodh me 15 vota në mbedhjen e Këshillit Bashkiak, nga 9 që ka Partia Socialiste në këtë bashki. Në momentet e fundit përpara votimit pati një tërheqje nga votimi të nënkrytarit tjetër të PS në këtë bashki, Previn Gjikuria./   S.M

Të fundit

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Lajme të tjera

Web TV