Balluku, Denaj e Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët kanë kultivuar një sipërfaqe prej afro 4 hektarësh me vreshtari.

Fermerët kanë përzgjedhur për të kultivuar një varietet i cili i përshtatet terrenit të zonës, ndërsa synohet që të zgjerohet sipërfaqja e mbjellë, ku përfshihet edhe ndërtimi i një kantine vere.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizituan investimin e realizuar ku biseduan edhe me fermerët të cilët kanë marrë këtë iniciativë.

Bashkimi i fermerëve është një shembull i mirë pasi krijon mundësi që jo vetëm të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella, por të ulin edhe kostot, si dhe krijon akses për të tërhequr më tepër paketa mbështetëse.

“Këtu kemi një SHBB, ajo që ne mundohemi ta promovojmë dhe mundohemi të themi që nëse ju krijoni këtë SHBB do jetë shumë më lehtë që të keni akses në paketat e subvencioneve”, tha Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për të gjitha këto inciativa, Zëvendëskryeministrja bëri të ditur se “Qeveria shqiptare është duke punuar për të zgjidhur një herë e mirë problematikën e pronësisë së tokës bujqësore që ju bënë pastaj të mundshme edhe të gjitha subvencionet dhe mbështetjet financiare”.

Bashkimi i fermerëve krijon mundësi edhe për automatizimin e proceseve, bëri të ditur ministrja Denaj, duke shtuar se në skemën e subvencioneve SHBB-të kanë mundësi të përfitojnë mbështetje të plotë financiare. “Duhet të mendojmë në masë dhe shkallë të madhe që fillojmë dhe të investojmë për automatizimin”, tha Denaj.

Zhvillimi i bujqësisë, por edhe pejsazhi që ofron zona, shton mundësitë që kjo pikë të kthhet edhe në një destinacion për viztorët. “Dikur bujku apo blektori ishte prodhues. Ideja është që të prodhosh për ta ofruar edhe si ofrtë turistike. Ky është sekreti, kjo është edhe e ardhmja”, u shpreh Kumbaro./O.S

Të fundit

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Lajme të tjera

Web TV