Berisha në arrest shtëpie, Basha tregon çfarë ndjen kur e sheh në atë pozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha u shpreh në News24 se Berisha ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë duke pasur shumë arritje pozitive, teksa theksoi se ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së PD. Sipas tij rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e Partisë Demokratike.

Sa i takon masës së arrestit shtëpiak ndaj tij, Basha u shpreh se në rrafshin personal “nuk i vjen fare mirë” ta shohë Berishën në atë pozitë, por nënvizoi se në rrafshin procedural personi që e ka këshilluar ish-kryeministrin të mos paraqitet në SPAK ka bërë një gabim trashanik duke rezultuar në arrestimin e tij.

Çfarë është për ju zoti Berisha, çfarë mendoni sot për të?

Basha: Kam një qëndrim konstant për Berishën. Ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë. Ka arritur shumë gjëra të mira me PD për Shqipërinë.

A është vetë historia për PD zoti Berisha?

Basha: Është e qartë që po, dhe kjo shton përgjegjësinë për të mos cenuar interesat e PD. PD ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mirëqenien dhe interesin e publikut shqiptar. Nuk ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Sigurisht kam dhënë kontributin tim, që më shumë se askush tjetër e ka vlerësuar vetë Berisha edhe publikisht. Rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e PD. Rruga që unë i propozova, nëse do të ishte ndjekur, do të ishim në një gjendje shumë më të mirë.

A ka pasur bashkëpunëtorë që ju kanë thënë se po gaboni me Berishën?

Basha: Ka pasur shqetësim të disa bashkëpunëtorëve në raport me reagimin e zotit Berisha. Kjo ishte e kuptueshme. Barra e vendimmarrjes më takonte mua. Një numër i madh i personave kanë thënë që ky ishte një hap që duhej të vinte.

Lexo edhe :  Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

E gjykoni të drejtë masën e arrestit në shtëpi për Berishën?

Basha: Në rrafshin personal nuk më vjen fare mirë ta shoh në këtë pozitë. Në rrafshin procedural, ai që e ka këshilluar të mos paraqitet ka bërë një gabim trashanik. Ne si politikanë kemi detyrë të japim mbështetje pa kushte për drejtësinë, dhe ajo duhet të tregojë seriozitet në raste si këto, jo të trajtojë dikë mbi ligjin. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë publike, duhet të tregojë seriozitet të veçantë./O.S

Të fundit

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida,...

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve...

“Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021”

Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura...

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Lajme të tjera

Web TV