“Kemi besimin 100%!”/ Basha mesazh ‘Rithemelimit’ për vulën e PD: Pala tjetër të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur i vendosur se Gjykata do të vendosë në favor të PD-së zyrtare, për vulën dhe siglën e partisë.

“E para, PD është zyrtare. Ekipi ynë i juristëve ka hedhur hapat e duhur. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Sepse ky debat është shteruar, vetë argumentet e GJL e kanë treguar se debati ka shteruar. Nuk ka asnjë shans që vendimi të merret pro rithemelimit. Ndaj shohim një histori, që nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër t’i imponohet gjykatës. Kemi besimin që në realitetin ligjon nuk do të ndryshojë asgjë. Thirrja për palën tjetër është të pranojë vendimin”, tha Basha në emisionin ‘Kjo Javë’.

Në lidhje me krizën në PD, Basha u shpreh se ka qenë periudhë e  vështirë, por thekson se ka nxjerrë shumë mësime.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, por kemi nxjerrë shumë mësime. Politika e ka të nevojshme rinovimin. Psh, listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, një që qytetarët të çojnë në parlament atë që ata dëshirojnë dhe e dyta, diktojnë një realitet shumë më të saktë sesa primarja më relative. Në këtë mënyrë, ripërtëritë elitën politike dhe nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria duket utopike, por duhet t’u japim diçka shqiptarëve për të besuar, për të rilidhur fijet e këputura.

Kemi një PD dhe një pjesë që u mbivendos interesave të demokratëve për një agjendë personale. Dalja nga kjo situatë është bashkimi për interesat e demokratëve.

Gjykimi politik nis nga çfarë është mirë për mua dhe për tjetrin, por se cfarë është e mirë për PD dhe qytetarët. Në thelb, proceset politike kanë qenë dhe mosmarrëveshjet kanë qenë të kësaj natyre. Ajo që na bashkon ose na ndan është se çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD.

Kriza ka qenë dëmtuese për imazhin dhe besueshmërinë tonë. Ndaj përpjekja jonë ka qenë të rindërtojmë besimin për qytetarët, me qytetaret. Kemi marrë vendimin që sot do të shpërndahet udhëzimi i kryesisë për nisjen e procesit të evidentimit të kandidaturave për deputetë”, tha Basha./O.S

Të fundit

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

Lajme të tjera

Web TV