Dega 1 e PD në Tiranë përmbyll zgjedhjet/ Basha ka një mesazh: Nëse duam të mundim Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë përfunduar zgjedhjet në degën nr 1 në Tiranë. Mësohet se dy nga kandidatët e përzgjedhur janë Astrit Jegeni dhe Fatos Mehmetaj.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 1, tha se ky ishte një moment që pak kohë më parë nuk imagjinohej që një proces i tillë të ishte në përfundim, duke pasur parasysh 2.5 vite luftë brenda demokratëve.

“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë. U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.

Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në p-ah vlerat dhe virtytet e PD.

Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.

Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen. Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha./e.t

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV