Hapen aplikimet për të përfituar naftën falas, ja kriteret që duhet të plotësoni

KALONA, USA - JUNE 02: A young Amish farmer dismounts his steel-wheeled tractor in Kalona, Iowa, on June 02, 2017. Amish farmers say they use steel wheels on their tractor so that they aren't tempted to drive it on paved roads. (Photo by Rachel Mummey for The Washington Post via Getty Images)

Rreth 54,217 fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e naftës falas për vitin 2023 sipas raportit të Ministrisë së Bujqësisë, raporton televizioni SCAN. Kërkesa gjatë vitit të kaluar ka qenë e lartë, ku u regjistruan 54,691 aplikime.

Sipas raportit të ministrisë së bujqësisë të gjithë këta fermerë përfituan 12,8 milionë litra naftë dhe fondi shkoi në 2.4 miliardë lekë dhe u realizua në masën 91 përqind.

Në fund të marsit, pikërisht në datën 27 mars, u hap skema e aplikimit për ndihmën ndaj fermerëve edhe për këtë vit. Por ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të shpërndahen më karta a tollona për fermerët, por paratë do të kalojnë në llogaritë bankare të tyre.

Aplikantët fermerë duhet të plotësojnë disa kritere: tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe e provuar me dokumentacionin përkatës.

Sipërfaqja totale nuk mund të jetë më pak se 1 hektar, ndërsa madhësia e parcelave jo më pak se 0.1 hektarë. Aplikimi për të përfituar naftë do të bëhet me vetëdeklarim. Do të ketë përfitim për sipërfaqen që kultivohet dhe kjo do të variojë me 100 përqind të vlerës për ata fermerë që kanë sipërfaqe deri në 10 hektarë.

Ndërsa për të gjithë ata fermerë që kanë sipërfaqe mbi 10 hektarë, vlera e subvencionimit zvogëlohet me masën 50 përqind, duke përjashtuar rastet e aplikimit me statusin “grup fermerësh”. Dhe ministria e Bujqësisë thotë se pret që numri i aplikantëve këtë vit do të rritet./O.S