Jepet pa kolateral/ Nisin aplikimet për kredinë studentore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jepet pa kolateral, studentët e shlyejnë pas studimeve

Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë atë pas përfundimit të universitetit.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë njofton se aplikimet janë hapur. Çdo student me kombësi shqiptare që nuk përfiton bursë të plotë apo përjashtim nga tarifa mund të plotësojë këtë formular e së bashku me një listë dokumentash ta dërgojë atë në AKFAL.

Ledina Merkaj, drejtore, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë: Kredia studentore jepet pa kolateral, financimi bëhet me dy këste, dy herë në vit. Detyrimi i shlyerjes së kredisë fillon pas tre vitesh kur janë të ciklit të parë, pas dy vitesh kur janë të ciklit të dytë dhe pas 5 vitesh për programet e integruara.

Kredia studentore do të mbulojë tarifën e studimit si dhe kostot e jetesës, që përllogaritet në masën 40.000 Lekë/muaj. Në ditët e para të nisjes së aplikimeve, kryesojnë kërkesat nga të rinjtë që studiojnë në Tiranë.

Ledina Merkaj: Kemi një shtrirje edhe në universitetet rajonale, por kryesisht janë nga Tirana.

Aplikimet janë të hapura këtë muaj, brenda se cilit do të mbyllet edhe vlerësimi i listës përfudimtare të studentëve që plotësojnë kriteret.

Ledina Merkaj: Avantazhohen ata studentë që kanë dorëzuar një ofertë me masën më të ulët, kanë prioritet ato që ndjekin programet prioritare,dhe së treti janë rezultatet e studentit kërkues për kredinë studentore.

Një pjesë e normës së interesit të kredisë e cila është 6 %, do të financohet nga buxheti i shtetit./O.S

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV