Manovra që ve në rrezik të gjithë’, policia: Do publikojmë pamjet e çdo shoferi që e bën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafiku në rrugët e Tiranës është padyshim një fenomen stresues. E ajo që e bën edhe me shumë të tillë, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit nga disa shoferë. Kur vjen puna tek këta të fundit, policia rrugore e Tiranës nuk e kursen ‘dorën’, duke i gjobitur.

Teksa shpërndan këtë video, ku sjell disa shoferë të cilët kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën pa u pozicionuar në fillim, policia thekson se kjo manovër jo vetëm shkel rregullat, por ve në rrezik edhe qytetarët e tjerë.

“Vëmendje të gjithë drejtuesit e mjeteve!  Së fundmi, kemi konstatuar disa shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën, pa u pozicionuar në fillim, në kundërshtim me Nenin 174.2.b. Kjo manovër e rrezikshme jo vetëm që shkel rregullat, por vendos në rrezik të gjithë përdoruesit e rrugës. Për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar këto sjellje në të ardhmen, do të ndajmë pamje filmike të këtyre shkeljeve në rrjetet tona sociale. Ju lutemi, qëndroni të vëmendshëm dhe respektoni rregullat e trafikut për një udhëtim më të sigurtë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e policisë./O.S

Të fundit

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

Lajme të tjera

Web TV