Së shpejti mbush 18 vjeç, vajza e Angelina dhe Brad vendos të jetojë me të atin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin për disa kohë çifti model në Hollywood, megjithatë divorci i tyre ka qenë shumë i çrregullt, me akuza për dhunë në familje ndër të tjera. Së fundmi aktori ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve, edhe pse duket se nuk do të ndahet plotësisht prej tyre pasi vajza e tyre Shiloh vendosi të largohej nga shtëpia e Angelina Jolie sapo ajo të mbushte 18 vjeç.

Sipas informacioneve të ‘Touch Weekly’, Shiloh Nouvel Jolie-Pitt, do të mbushi se shpejti 18 vjeç dhe ka njoftuar nënën e saj se dëshiron të jetojë me babanë kur të arrijë moshën, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Jolie. E vërteta është se nuk duket të ketë një marrëdhënie të keqe mes Shiloh dhe Angelina, por ajo thjesht shkon më mirë me të atin dhe është dëshira e saj të jetojë me të.

Sipas raportimeve, çifti, i përfshirë në një betejë të ashpër ligjore që nga ndarja e tyre në vitin 2016, po i afrohet fundit të negociatave. Brad Pitt, i cili fillimisht kërkoi një marrëveshje kujdestarie 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, tani po i jep Jolie kujdestarinë parësore me të drejtën e vizitës, në mënyrë që ata të mund t’i japin fund betejës ligjore që kanë duruar për 8 vjet.

Faktor në këtë vendim është mosha e fëmijëve të saj, pasi shumica prej tyre tashmë konsiderohen të rritur në sytë e ligjit./E.Ç

Të fundit

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV