Analisti: Korrupsioni largon njerëzit nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Ben Andoni ka folur për arrestimet e fundit të SPAK, deklaroi se korrupsioni madhor është ndër problemet më të mprehta të vendit. Andoni u shpreh se pikërisht korrupsioni është arsyeja kryesore pse ikin shqiptarët.

“Ne si qytetar na intereson korrupsioni i frikshëm. Korrupsioni ka përfshirë institucionet kryesore të vendit tonë. Frikëshohesh realisht për mënyrën si funksionon korrupsioni në vendin tonë. Në Shqipëri është e vështirë të gjesh një institucion, ku nuk ka korrupsion. Korrupsioni është bërë shumë masiv në Shqipëri.

Korrupsioni largon njerëzit nga Shqipëria. Pikërisht korrupsioni ka bërë që shumë qytetarë të largohen nga vendi. Në parlament nuk ka individë me identitet, por ngrenë thjesht kartonin. Edi Rama duhet të kërkonte falje dhe jo të mendojë për mandatin e katërt.

Unë besoj se duhet të ketë një dorëheqje të Ramës. Ai është shumë i fuqishëm, sidoqoftë. Ka shumë njerëz që nuk votojnë, sepse janë bërë pesimistë. Është e turpshme që ne dhe Kosova jemi vendet e fundit për varfërinë në rajon”, tha Andoni.

Duke folur për nisjen e hetimeve ndaj Ceno Klosit, Andoni u shpreh se Tatimet janë një hallkë e dobët e ekonomisë sonë. Sipas tij, edhe opozita është në ditët e veta jo të mira.

“Sa i përket punës së SPAK, deri tani jemi në procesin e ngopjes publike për emra dhe për një lloj justifikimi të varfërisë. Me këtë korrupsion të madh, lekët shkojnë në duar ku nuk duhet të shkojnë.

Nëse SPAK provon akuzat e veta, mund të themi se kemi institucion që po rritet. Sistemi i tatimeve është ndër problemet e mëdha të ekonomisë sonë. Edhe opozita gjendet në ditë të vështira”, deklaroi Andoni./    S.M

Të fundit

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

“Rama nuk e donte këtë fitore më 11 maj, ju tregoj arsyen”

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila...

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i...

Lajme të tjera

Web TV