Elbasan/ Numri i fëmijëve me autizëm rritet nga viti në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit po përballet me një rritje të numrit të fëmijëve, të cilat kanë çrregullime të spektrit të autizmit.

Media raporton se numri i fëmijëve me probleme të tilla në Elbasan po vjen në rritje.

“Numri i fëmijëve që aktualisht janë duke ndjekur terapinë në një nga qendrat e autizmit në Elbasan, është deri në 70 persona. Numri duket se nga viti në vit është në rritje. Ka raste dhe sipas specialistëve paraqiten raste të reja, të cilët kanë nevojë për terapi intensive. Në këtë qendër, sipas shifrave, mesatarisht paraqiten 10 fëmijë në muaj për terapi”, raportoi gazetarja.

Mjekët në Elbasan u kërkojnë prindërve të mos neglizhojnë simptomat te fëmijët, por t’i sjellin për terapi në qendrat e posaçme.

2 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Autizmit, e cila iu dedikohet personave që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që për synim ka vetëdijesimin e njerëzve rreth simptomave, shkaktarëve dhe mënyrat e trajtimit./O.S

Të fundit

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

Lajme të tjera

Web TV