Kredia për shtëpi nuk ndalet, ja sa është rritur për dy muajt e parë të këtij viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt, sektori bankar disbursoi rreth 7.5 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Kredia për shtëpi është në rritje me 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fillimi i ciklit të shtrëngimit të politikës monetare në vitin 2022 krijoi pritshmëri se gradualisht kredia për shtëpi do të ulej, për shkak të normave më të larta të interesit. Deri tani, një gjë e tillë nuk po ndodh, edhe për faktin se, të paktën në monedhën vendase, rritja e interesave rezultoi më e ulët nga sa parashikohej.

Banka e Shqipërisë e ka ndaluar rritjen e normës bazë në nivelin 3.25%. Me rënien e inflacionit gjatë muajve të parë për këtij vit (në nivelin 2.6% për shkurtin) gjasat për rritje të mëtejshme janë të vogla, të paktën me të dhënat e deritanishme. Norma relativisht e ulët bazë është reflektuar në yield-e të ulëta të titujve qeveritarë dhe në norma të ulëta interesi të kredisë për sektorin privat. Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në muajin janar këtij viti ra më tej në nivelin 4.65%, nga 5.12% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e normave të interesit e ka bërë kredinë në Lekë mjaft tërheqëse. Të dhënat e bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re në monedhën vendase për individët u rrit me 78% në dy muajt e parë të këtij viti

Lexo edhe :  “Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Tek kredia në Euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e Euriborit. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare. Vijimësia e rritjes së kreditimit po vazhdon të mbështesë kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme.

Megjithatë, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit për Shqipërinë i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten kryesisht në zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre. /O.S

Të fundit

Kriza politike në Kosovë, ndërkombëtaret pa ndonjë përpjekje për të zgjidhur situatën

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme që nga përfundimi i...

Ngjarje e rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41...

E shkarkuar në vitin 2022 nga detyra, KPA jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës,...

Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori...

“Gara” për Papën e ri të Vatikanit, tërhiqet kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor. Gjatë kongregacionit të përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV