“Nuk e dija që ishin të lidhur”/Flet shoku i ngushtë i 18-vjeçarit që u vra për një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoku i ngushtë i Aurelio Dervishit i cili mbeti i vrarë në Shkozë pasi u qëllua me thikë nga katër të rinj ka rrëfyer se si e njihte ai shokun e tij. Ai u shpreh për gazetaren Lusi Përgjegji, se Aurelio nuk ishte konfliktual dhe nuk kishte lidhje me sherret, ndërsa shtoi se ai ishte djali më i mirë i rrethit shoqëror.

Sa i përket vajzës e cila dyshohet se ka qenë “molla e sherrit” mes katër të rinjve dhe Aurelios, shoku i ngushtë i këtij të fundit tha se “e kemi njohur atë vajzën po nuk na ka thënë gjë. Çdo darkë dalim grup shoqëror i madh.”

“Unë jam shoku i ngushtë i Aurelios, unë e njoh këtu e 13 vite më parë. Aurelio ka qenë djali më i mirë që ka njohur rrethi ynë shoqëror. Nuk ka pasur lidhje me gjëra të këqija apo sherre. Tani nuk e di se si ka ndodhur dhe çfarë problemesh kanë pasur ata të tjerët. Aurelio nuk ka pasur kurrë probleme me asnjë lloj njeriu. Aurelio në momentin që ka dalë për t’u thënë çfarë problemi ka, vetëm kur ndodhi ajo që ndodhi. Këta persona nuk i kam njohur fare. Ata që ka qenë i shoqëruar i njihja, rrimë në grup shoqëror, çuna dhe goca bashkë, të gjithë bashkë, kemi dalë siç dilnim për darkë për qejf. Kanë dalë edhe ka ndodhur kjo ngjarje. E kemi njohur atë vajzën po nuk na ka thënë gjë. Çdo darkë dalim grup shoqëror i madh”, u shpreh shoku i ngushtë i Aurelio Dervishit./E.T

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV