Restoranti i parë ‘pa teknologji’ në Verona: Heq dorë nga celulari? Një shishe verë falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulur në tavolinë, duke shijuar një darkë në shoqërinë e partnerit, miqve apo të afërmve, pa celularë në tavolinë, pa pjata për të fotografuar dhe postuar në ‘Instagram’ dhe pa njoftime të zhurmshme. Një mirazh në shkretëtirë. Megjithatë, ekziston një oaz ‘pa teknologji’: është restoranti ‘Al Condominio’, i cili u hap fundjavën e kaluar në Verona.

“Donim të krijonim një restorant me qendër njeriun, për të rizbuluar bukurinë e një darke duke parë njëri-tjetrin në sy dhe duke biseduar”, – shpjegon Angelo Lella, bashkëpronari i ‘Al Condominio’ së bashku me Federico D’Erchia, Michele Zanichelli dhe Lorenzo Fraccaroli . Shohim çifte të ulur në tryezë duke fotografuar dhe postuar pjatat ose duke iu përgjigjur mesazheve në celular, pa thënë asnjë fjalë me njëri-tjetrin. Ne propozojmë të vendosim telefonin në një kuti personale dhe në këmbim japim një shishe verë.

Rrjedhimisht edhe menutë janë në letër, opinionet mund të shkruhen vetëm në letër, si dikur.

Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm të shkëputen nga celulari, qoftë për vetëm disa orë.

“Në ditët e para të hapjes, vetëm një e treta e klientëve pranuan sfidën e një darke pa celular. Mosha mbi 45-vjeç ishin më ngurrues. Propozimi ynë është që të gjejmë kohë për të folur me njëri-tjetrin në tavolinë, duke u relaksuar, ballë për ballë dhe pa shpërqendrime.

Ndërsa kuzhina e restorantit ‘Al Condominio’ përzien shijet nga Veriu në Jug, me pjata që e kanë marrë emrin nga stereotipat ironik të disa prej figurave që gjenden në çdo ndërtesë: antipastat ‘Quelli del Primo Piano’, pjatat e para si ‘Il Giardiniere’, ‘Le comari’ dhe ‘I Morosetti’ dhe pjatat e dyta si ‘La Spiona’, ‘La Betonega’ dhe ‘La Matta’. Gjithashtu, edhe ëmbëlsirat janë tematike, nga torta me trëndafila ‘La Siora’ deri tek tiramisuja ‘La Vecia di Sotto’.

Lexo edhe :  Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

Në kuzhinën tonë ndërthuret tradita, imagjinata dhe shija ndërkombëtare. Ne ofrojmë një përzierje stilesh dhe personalitetesh. Në fakt, në menu përfshihet edhe pjata ‘Lo Straniero’, e cila do të ndryshojë çdo dy javë, për të na çuar në zbulimin e shijeve etnike”, u shpreh Lella./E.Ç

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV