Vrasja e Aureljos/“Zbërthehen” 4 të arrestuarit dhe e mitura: Isha e lidhur me shokun e..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar katër të shoqëruarit e djeshëm për vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi mbrëmjen e të dielës në Shkozë. Në pranga janë vënë 20-vjeçari Fensis Shehu, si dhe tre të miturit, dy nga 16 vjeç dhe njëri 15-vjeç.

Ata janë “zbërthyer” para grupit hetimor, ku kanë zbardhur dinamikën e krimit. 15-vjeçari ka pranuar se ka qenë ai i cili e ka goditur me thikë në gjoks Aureljo Dervishin, pas përleshjes fizike mes tyre.

Shkak i sherrit ka qenë një e mitur, e cila ka qenë në automjetin tip “Audi” bashkë me viktimën, dy shokët e viktimës dhe një vajzë tjetër. E mitura ka deklaruar para grupit hetimor se ka qenë në një lidhje romantike me 20-vjeçarin Frensis Shehun, shokun e autorit.

Ky i fundit, teksa ka qenë duke udhëtuar bashkë me tre të miturit me automjetin tip “Volkswagen Tiguan”, ngjyrë gri, ka hasur pranë rrethit të Shkozës automjetin “Audi”, brenda së cilës ka vënë re se ndodhej dhe e dashura e tij 16-vjeçare.

E mitura ka deklaruar para grupit hetimor se autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment, dy grupet e të rinjëve kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe ka filluar përleshja fizike. E mitura ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Ndërkohë, dy 16-vjetaçët e tjerë kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër, por sipas tyre nuk kanë përdorur thikë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjeçari Frensis Shehu.

Sipas të gjithë dëshmive të marra, burime bëjnë me dije se asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikti të mëparshme.

Lexo edhe :  Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Kujtojmë se 18-vjeçari Aureljo Dervishi, mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në gjoks. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pas krimit të rëndë, autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se u larguan drejt Unazës Lindore, por u kapën ditën e djeshme në Farkë./O.S

Të fundit

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Lajme të tjera

Web TV