“Vula”/ Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca në Gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për  çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

“Përfaqësimi ndaj të tretëve bëhet nga kryetari, as nga Këshilli Kombëtar. Kanë tagër të caktimit ose zgjedhjes së një kryetari të ri”, tha përfaqësuesi ligjor i zotit Basha për mendiat pas përfundimit të seancës.

 

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike./e.t

Të fundit

Sipas astrologjisë, ky do jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”

Bazuar në analizën astrologjike dhe informacionet e disponueshme, parashikimi i fituesit të “Big Brother VIP Albania 4” ndërmjet katër...

Fotografia e Gjestit shfaqet në zemër të New York’ut: E gjithë Amerika me ty

Pretendetit kryesor për të fituar Big Brother Albania Vip, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti vazhdon të marrë mbështetje të madhe jo vetëm në...

Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve për Pashkët

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar...

Francezi që zbuloi padashje pse Berisha e urren Shqipërinë

Nga Mero Baze Një qytetar francez ka ndalur në rrugë Sali Berishën, duke e konsideruar si një politikan të lumtur që Shqipëria po zhvillohet dhe...

“Edhe në banesën e fundit e përcolla me këngë”, Irini Qirjako dedikim për nënën

Këngët e Irini Qirjakos kushtuar dasmave dhe Shqipërisë kanë qenë padyshim pjesë e çdo gëzimi e feste shqiptare. Në “Rudina” ajo gjithmonë ka sjellë...

Lajme të tjera

Web TV