Sekuestrohen 25 mln € kokainë/ Shkatërohet rrjeti i trafikantëve, mes tyre 7 shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mega operacion i Antimafias Italiane ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë.

Ata akuzohen për trafikimin e 670 kg kokainë me vlerë rreth 25 milionë euro, trafik marijuane e hashash, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal mafioz.

Të arrestuarve i janë sekuestruar dy pistoleta tip Smith & Wesson, një bombë dore M75, një pistoletë e tipit Zastava model M56, dy armë të tjera zjarri të modelit Zastava, një kallashnikov AK-47, pistoleta gjysëm automatike Beretta cal. 9, një revolver Smith & Ëesson cal. 38SP, pistoleta Colt model 1911 calibër 45 ACP e Beretta model. 70 calibër 7,65.

Në operacion janë përfshirë komandat antimafia të Reggio Calabria, Como e Genova.

Hetimet kanë dokumentuar se të arrestuarit janë pjesë e një strukture kriminale operative prej vitit 2014 në Panama, Kolumbi, Venezuela e Itali.

Kokaina në sasi të mëdha transportohej me anije nga Amerika Latine me destinacion portin e Genovas.

Tërheqja e drogës garantohej falë bashkëpunimit me palë të treta punonjës të portit e grupe të tjera krimianle në territor të cilët i kompensonin o me 20% të ngarkesës së drogës o me një shumë parash ekuivalente me këtë përqindje.

Pagesa bëhej përmes rrugëve jo bankare e një ndërmjetësi në Itali.

Ky grup i strukturuar kriminale drejtohej nga Gabriele Puleo i cili zotëronte një rrjet të gjerë kontaktesh me kartelat amerikano jugore të drogës.

Grupi kriminal akuzohet se vepronte për llogari të klanit mafioz ndranghetist  BELLOCCO.

Puelo është arrestuar më 7 tetor 2015 ndërsa tentonte të trafikonte mbi 147 kg kokainë. Dhe pse në burg në kontakt me trafikantin e shumërkërkuar Giuseppe Bellocco, e anëtarë të tjerë të grupit arrinte të organizonte trafikimin e ngarkesave të mëdha kokaine që transportoheshin nga Kolumbia e Republika Domenikane drejt Italisë përmes Portit të Genova, Aeroportit të Parisit e aeroportit të Amsterdamit.

Lexo edhe :  Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Anetarët e grupit komunikonin mes tyre përmes sistemit të kriptuar EncroChat e SkyEcc.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Europol e autoritetet e policisë franceze që mundësuan sekuestrimin e zbardhjen e komunikimeve në plataformat EncroChat e SkyEcc.

Hetimet e shtrira prej 2014 në 2022 kanë dokumentuar 9 episode të transportit të mbi 670 kg kokainë e 38 episode të shitblerje së saj.

Të arresutarve i janë sekuestruar gjithashtu të mira materiale, kompani, llogari bankare, autmjete, diamante, flori, aparate informatike, etj./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, Drita e Kosovës fiton 1-0

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV