Grida Duma zbulon pse hoqi dorë nga politika dhe tregon nëse do të rikthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend dhe televizionin në jetën e saj.

Pse hoqët dorë nga politika?!

“Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi s’është në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe.

Ai që bën politikën duhet të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre”, tha ajo.

A do kthehej Grida Duma në politikë?

“Nuk e di, nuk e mendoj fare.”

Si e komentoi ajo situatën politike në vend?

“Lulzim Basha është një reduktim i reduktimit të reduktimit të vetes vetë. Ai thotë që beteja sapo ka nisur. Ka ecur si breshkë në raport me mundësitë që ka pasur. Ka pasur edhe lepuj afër që nuk i kanë thënë gjënë e duhur… Nuk e them dot sa do rri Rama në pushtet, mendoj se zgjedhjet e 2025 do jenë të paparashikueshme… Opozita ka grupe, njerëz, individë shmë të aftë. Nuk është e aftë në këtë moment për arsye jashtë opozitës”, shtoi ajo.

Ndërkohë, për Ramën, Grida Duma u shpreh si më poshtë:

Lexo edhe :  Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Unë mendoj që për aq vite sa ka në pushtet, mënyra si ai vijon të jetë i vëmendshëm, i informuar, nuk e bën atë një njeri që ka pushtet absolut, por që ka kontroll absolut./E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV