“Hera e 3-të që më vënë tritol”/ Flet pronari i mobilerisë në Durrës: Ishin me kapuç…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një mobileri në Durrës.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar në polici tre persona, ndërsa deklaron se ka ndodhur për konflikte pronësie.

Pronari i biznesit, Artan Alla thotë për mediat se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se biznesin e tij e kanë sulmuar tre herë brenda pak kohësh, por asnjëherë nuk është kapur autori.

“Nuk kam konflikt me asnjë njeri në botë. Rri natë-ditë para dyqanit. As prona nuk kam konflikt, as borxh nuk kam. E kam me leje me çdo gjë. Ia kanë futur kot policia, ndoshta kanë dyshimet e veta. Nuk e di nga ka ardhur. Kamerat kanë kapur një person duke hedhur lëndën plasëse dhe ka ikur. Ka qenë në këmbë me kapuç dhe maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin. Njëherë në nëntor, një herë para tre katër javësh. Unë punë time po rri këtu. Punëtorët i kam flori, nuk kanë asnjë lloj problemi. Edhe drekën ia sjell unë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë njeri në botë”, tha ai.

Paraprakisht deklarohet se konflikti është për një copë toke, për të cilin dyshohet se iu hodh nga rruga një sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës./O.S

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV