Ilnisa kupton nevojën e produksionit për Eglën, kërkon të largohet nga Big Brother

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” hyri një zarf i zi, në të cilin ishin shënuar emrat e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit.

Zarfi u lexua nga Ledion Liço gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në të cilin shkruhej se dy banorët ishin skualifikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri

Por që të dy banorët patën edhe një mundësi të dytë, ashtu si Egla Ceno që u skualifikua nga reality shoë ditën e diel.

Ilnisa dhe Meritoni u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te dhoma e bardhë e “Big Brother” dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë.

Teksa shkuan te dhoma e bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh (Pavarësisht se në rrjet qarkulloi një video ku aktorja shëtiste e lirë bashkë me regjisorin e shfaqjes).

Ky takim u duk se ishte shumë i papritur për Meritonin dhe Ilnisën, ku kjo e fundit ka qëndruar për një kohë të gjatë pa folur. Nga ana tjetër, Mjekiqi nisi të bisedonte me Cenon duke ngacmuar njëri-tjetrin.

Ndërkohë kujtojmë se publiku do të vendosë se kë dëshiron që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vetëm dy prej tyre mund të hyjë sërish në “Big Brother VIP3”.

Por vëzhguesit e vëmendshëm kapën një detaj shumë të rëndësishëm: Kur Ilnisa mësoi se Egla nuk është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, hyri në dhomën e rrëfimit dhe dyshohet se ka kërkuar të largohet menjëherë, pasi kur doli nga dhoma i tha Meritonit: E mbylla unë, po largohem.

Lexo edhe :  “Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mesa duket largimi i saj është shtyrë për të shtunën, se pa skenat e Eglës produksioni nuk bën dot, ndaj do sakrifikohet Ilnisa e cila nuk pëlqehet shumë nga publiku./O.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV