Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të rriten sërish pagat për ushtarakë.
Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit 2030 synimi është që ne të kemi eksporte ushtarake “Made in Albania”.
“Qëllimi është që forcat tona të armatosura, sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet edhe një vatër e zhvillimit teknologjik përtej vetvetes. Është një shembull që ne duhet ta marrim dhe zbatojnë duke parë shumë vende të tjera.
Për herë të parë, pagat e forcave tona të armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten edhe këtë vit. Qëllimi ynë është që të kemi një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar individualisht për çdo efektiv të saj në mesataren e vendeve të NATO-s.Jemi duke e synuar çdo vit.
Sot ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit. Por kjo nuk është thjesht një mbështetje për atë që kemi sot, por edhe një mbështetje për atë që kemi nesër”, u shpreh Rama./ S.M