NASA nis 3 raketa më 8 prill, shfrytëzon Eklipsin Diellor, ja pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 8 prill NASA pritet të lëshojë 3 raketa pasi në këtë datë do të ndodh Eklipsi i plotë Diellor. Ky projekt ka si qëllim të minimizojë problematikat në jonosferën e Tokës, të cilat shkaktohen kur Hëna eklipson përkohësisht Diellin.

Raketat do të lëshohen në tre kohështrirje të ndryshme, 45 minuta para, gjatë dhe e treta, 45 minuta pas ekslipsit. Nisja e tyre do të bëhet nga një port kozmik në Virxhinia, të ngjashme me ato që NASA i lëshoi tetorin e kaluar nga New Mexico.

Aroh Barjatya, udhëheqës i misionit dhe profesor i fizikës inxhinierike në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle, në Florida u shpreh se: “Është një rajon i elektrizuar që reflekton dhe thyen sinjalet e radios, dhe gjithashtu ndikon në komunikimet satelitore ndërsa sinjalet kalojnë”.

Eklipsi i plotë Diellor ka efekte negative në Tokë. Ai mund të rrezikojë kafshët, mjedisin, motin, e rrjedhimisht edhe njeriun. Ekspertët këshillojnë se gjatë procesit të një eklipsi, asnjëherë nuk duhet ta shohim drejtpërdrejtë rrezatimin, por duhet të kemi me vete gjithmonë syzet kundra diellit.

“Kjo gjë mund të shkaktojë dëmtim të madh për sytë, ndërsa kalojmë nga dita në natë, pasi zgjat vetëm 20 ose 30 minuta ,” tha Dr. Nicole Bajic, okulist në Klinikën e Cleveland.

Gjatë një eklipsi total, dita kthehet në natë brenda pak minutash dhe është një kohë shumë e shkurtër për t’u përshtatur nga syri i njeriut./E.Ç

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV