Xhaçka, “mollë sherri”/ Bardhi përplaset me Nikollën, të hënën vendoset për mandatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mandati i Olta Xhaçkës, ish-ministres së Mbrojtjes, ka qenë “mollë sherri” në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, u përplas me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, së cilës i kërkoi llogari për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai deklaroi se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale.

Nikolla iu përgjigj se për Xhaçkën do të mblidhet të hënën Këshilli i Mandateve, ndërsa Bardhi deklaroi se sipas procedurës, çështja duhet të shkojë në Kuvend.

Deklarata e plotë:

Bardhi: Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerrë justifike absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur, por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe njëherë te Këshilli i Mandateve, ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit në Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni…

/O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV