Arti jetik i të folurit me të panjohurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndrimet ndaj njerëzve të huaj priren të ndjekin një model të njohur. Fëmijët mësohen të mos u flasin kurrë të rriturve të panjohur, sidomos atyre që prindërit e tyre nuk ua zënë besën. Por, nisja e adoleshencës dhe moshës madhore sjell një dëshirë të re të madhe për të bashkëvepruar me lloj-lloj njerëzish, edhe nëse ndoshta pë rata nuk merret miratimi i familjes. Këto takime, qofshin sociale apo seksuale, japin një ndjesi emocionuese arratisjeje.

Rrethet shoqërore në përgjithësi ngushtohetn përsëri pasi njerëzit gjejnë partnerët e jetës, formojnë familje apo bëhen me pasardhës. Koha bëhet e pakët, miqësitë e reja shpesh bazohen në ndarjen e “barrës” së kujdesit ndaj fëmijëve. Disa njerëz nuk e rimarrin kurrë më dëshirën rinore për njohje sociale të paparashikuara. Detyrat profesionale shtohen edhe kur detyrat prindërore zvogëlohen. Në pleqëri, edhe nëse kurioziteti apo karizma mbeten të pandërprera, mungesa e energjisë shpesh e bën më të vështirë krijimin e lidhjeve të reja apo të çuditshme sociale.

Megjithatë, kjo nuk është e gjithë historia. Në moshën e mesme apo dhe më tutje, njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë ende gëzimin e një takimi të rastësishëm, sado i shkurtër, i cili në një farë mënyre arrin të ta prekë një nerv. Kjo mund të përfshijë asgjë më shumë se sa një buzëqeshje, apo një vërejtje rastësore që të godet në një pikë emocionale, ose mund të jetë një bisedë e papritur në avion apo tren, një gjetje e mirëkuptimit të ndërsjellë për jetën edhe nëse bashkëbiseduesin nuk do ta shohësh më në jetën tënde.

Ky aspekt i premtimit të historive ka joshur tregimtarët apo dhe filma si “Brief Encounter”, “Before Sunrise” apo “Strangers on a Train”. Ideja se shëmbimi mes dy të huajve do të ndodhë në vetëm një moment, lejoj një sinqeritet të shijshëm dhe të pafrenuar mes palëve.

Të rinjtë por edhe njerëz të moshës së mesme, ende e dëshirojnë ekstazën e bashkimit, jo vetëm me individë të veçantë por edhe me turma anonime. Njerëzve të të gjitha moshave u kanë munguar stimulimi njerëzor i rrugëve apo trenave të tejmbushur, apo edhe ndjenja e bashkëbisdedimit në një kinema apo shfaqje teatrale.

Ëill Buckingham ka shkruar një kujtim emocionues për gjetjen e ngushëllimit, pas vdekjes së partneres së jetës së tij, duke udhëtuar dhe folur në vende të ndryshme të botës, si Mianmari, që janë kulturalisht të largëta nga Anglia e tij vendase.

Joe Keohane, një gazetar amerikan, argumenton se komunikimi në mënyrë empatike me të huajt është jetik dhe madje mund të arrijë deri aty sat ë të ndryshojë jetën. Jon Yates, i cili drejton një organizatë bamirësie për të rinjtë me bazë në Londër, shqetësohet për përçarjet e thella në shoqëritë perëndimore, që po e bëjnë të pamundur që njerëzit të arrijnë, qoftë dhe rastësisht, mes klasave, etnive, feve apo brezave të lidhen me njëri-tjetrin.

Të tre autorët bëjnë përgjithësime gjithëpërfshirëse për evolucionin e shoqërisë njerëzore, nga epoka e gjuetisë e deri në epokën e Homerit dhe më gjerë.

Lexo edhe :  Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Por ato janë më interesante kur reflektojnë, duke përdorur përvojën personale ose kërkimin shkencor, se si njerëzit komunikojnë dhe jetojnë tani. Në mënyra të ndryshme të tre autorët flasin për dy pika të veçanta, por të lidhura me njëra-tjetrën.

Së pari, ndërveprimi kuptimplotë me një person të ri mund të sjellë shpërblime të mëdha, por është një afrimitet që duhet kultivuar dhe që mund të humbet lehtësisht.

Së dyti, vetë-ndarja e shoqërive moderne perëndimore do të thotë që, për shumë njerëz, biseda me disa bashkëudhëtarë mund të duket e pakuptimtë, e padëshirueshme apo dhe e çuditshme.

Problemi i dytë përkeqëson të parin: nëse i konsideron të tjerët thjesht të huaj apo kalimtarë, atëherë përse duhet të përpiqesh t`i njohësh?

Siç theksojnë Keohane dhe Yates, në Britani dhe SHBA, ndarjet politike po ndikojnë që palët kundërshtare të bëhen të huaja për njëra-tjetrën. Ndërsa Buckingham fokusohet në kënaqësitë dhe grackat e takimeve në vende të largëta ku pritshmëritë janë më të ulëta nga fakti që njohjet me siguri do të jenë të përkohshme, në një shtëpi pushimi në Helsinki apo gjatë një udhëtimi nëpër Ballkan.

Keohane dhe Yates ofrojnë këshilla për të bërit shoqëri me të huajt. Keohane dhe Yates diskutojnë rastin e një lloj shërbimi social kombëtar që do të inkurajonte të rinjtë të përzihen me grupe dhe breza të tjerë. Mbani mend që njerëzit kanë histori që dëshirojnë t`i tregojnë dhe të mendojnë më thellë për to në mënyra shoqërore.

Një pikë dalluese që asnjë nga librat nuk e cek është paradoksale: disa nga format më të sofistikuara të ndërveprimit midis të huajve ndodhin në shoqëritë që janë të ndara në mënyrë kronike.

Mendoni, për shembull, për Irlandën Veriore rurale, ose për pjesë të ish-Perandorisë Osmane, si Libani, ku banorët kanë jetuar në kapanone të veçanta komunale. Në mënyra të padepërtueshme për të huajt, banorët e vendeve të tilla zhvillojnë antena të përsosura për përkatësinë e një të huaji dhe i përshtatin vërejtjet e tyre në përputhje me rrethanat. Shkëmbimet që pasojnë ndodhin brenda parametrave të mirëkuptuar.

Të tre autorët janë të prirur të mbivlerësojnë aftësinë e ndërveprimeve të shkurtra për të shmangur konfliktin. Megjithatë, të paktën kjo është e vërtetë: aftësia për t’u angazhuar me njerëz të rinj në mënyra të civilizuara, njerëzore dhe kuptimplote është një kusht i domosdoshëm për paqen sociale, edhe nëse nuk është i mjaftueshëm./O.S

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV