Europol “skanon” 821 rrjete kriminale, pjesë e listës famëkeqe edhe grupet shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakti që krimi i organizuar i rëndë vazhdon të përfaqësojë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian, duket se nuk çudit më askënd. Megjithatë, kurioziteti për funksionimin e rrjeteve kriminale kuriozon thuajse këdo. Raporti i ri i Europol, i publikuar dje, i titulluar “Dekodimi i rrjeteve kriminale më kërcënuese të BE-së”, thellohet në karakteristikat e rrjeteve kriminale që përbëjnë kërcënimin më të lartë. Kjo analizë në mbarë Evropën fokusohet në aktorët kriminalë në një hartë të parë të këtij lloji të rrjeteve kriminale më kërcënuese. Ai përshkruan në detaje se si janë organizuar rrjetet kriminale më kërcënuese, në cilat aktivitete kriminale përfshihen dhe si dhe ku veprojnë. Ai gjithashtu vlerëson se cilat nga karakteristikat e tyre rrisin kërcënimin që paraqesin këto rrjete. Sigurisht edhe këtë herë përmendet Ballkani, madje edhe bandat shqiptare, herë grupe homogjene për nga kombësia e herë bashkëpunëtorë me “fqinjët” serbë, grekë, italianë apo boshnjakë.

Sektorët e preferuar

Në këtë raport Europol përshkruan me detaje punën e brendshme të bandave kriminale me aktivitete që variojnë nga tregtia e drogës deri te trafikimi i qenieve njerëzore. Shërbimi Policor Evropian, me seli në Hagë,  për herë të parë ka ekzaminuar në thellësi operacionet e rrjeteve më të famëkeqe të Europës. Sot, rreth 86% e bandave kriminale më të rrezikshme të Evropës përdorin “struktura legjitime biznesi”. Sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme, ai i hotelerisë dhe i logjistikës janë objektivat më të shumta të bandave. Bandat preferojnë edhe sektorin e pasurive të paluajtshme si mjet pastrimi. Sipas Europol, lokalet e natës janë të lidhura me trafikun e drogës dhe zhvatjes, si dhe me trafikun e qenieve njerëzore dhe armëve.

Harta

Në përgjithësi, 82% e organizatave të listuara u kënaqën në vetëm një aktivitet kryesor kriminal. Shpërndarja e narkotikëve spikaste si një aktivitet kyç, me gjysmën e rrjeteve kriminale më kërcënuese të përfshira në trafikun e drogës qoftë ekskluzivisht ose si pjesë e një portofoli më të gjerë. Një e treta kishte si fokus të vetëm trafikun e drogës. Brenda BE-së, operacionet e trafikut të drogës ndodhin më shpesh në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Këto biznese, sipas Europol, më së shpeshti kanë lidhje me sindikata jashtë BE-së në Shqipëri, Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Bandat e Ballkanit

Lexo edhe :  Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës dhe trafikut të emigrantëve. “Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë  nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga  më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të sofistikuara ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën”, thuhet në raport. Sa i përket kombësive të përfshira në këto rrjete, Europol sqaron se grupet shqiptare janë në përgjithësi homogjene, me anëtarë të së njejtës kombësi, por nuk përjashtohen raste të përfshirjes së anëtarëve me kombësi belge, holandez, franceze, greke, italiane dhe serbe.

Trafiku i heroinës

Më herët, në muajin mars, Europol specifikoi në një analizë se  Ballkani është një nga katër rrugët për trafikun e heroinës nga Afganistani në Evropë. Ndërsa rruga ballkanike mbetet një korridor kyç për trafikun e heroinës në Bashkimin Evropian, konfiskimet përgjatë saj duket se po zvogëlohen pavarësisht nga kontrollet më të forta kufitare përgjatë tokës që shtrihet përmes Turqisë dhe Bullgarisë, sipas organizatës së policisë evropiane. Sipas Europol, trafiku i heroinës në rrugën jugore për në BE duket se është në rritje. Kjo mund të shihet në sasitë e mëdha të heroinës që largohen nga portet në Iran dhe Pakistan, si dhe nga kapjet e konsiderueshme në portet evropiane./O.S

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV