Trashëgimtari i Lamborghini-t viziton Tiranën, ja çfarë i tha kryeministit Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, themeluesi i perandorisë industriale në fushën e mekanikës dhe automobilave luksozë ka vizituar për herë të parë Tiranën me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Ai ka qenë sot i ftuar në podcastin me kryeministrin Rama,  ku Tonino Lamborghini u shpreh se Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha për turizmin. Ai theksoi gjatë intervistës se është befasuar nga zhvillimi i Shqipërisë.

“Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën”, u shpreh ai.

Fjala e Tonino Lamborghini-t: 

Nderi më takon i gjithi mua. Kryeministri – që jeni ju, Edi Rama – më ftoi, më priti me mikpritjen maksimale dhe më duhet të them që kjo më befasoi, më dha shumë kënaqësi. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shoh shpesh, ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që më vjen shumë mirë për këtë. Diçka që e kam fort për zemër është kjo lidhje e ngushtë që ekziston me vendin tuaj – të cilin nuk e njihja – dhe, për të thënë të vërtetën, në Itali, kur flitet për Shqipërinë, duket sikur bëhet fjalë për një vend mjaft të prapambetur, nëse më lejohet ta them. Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën. Besoj se i kam parë të gjithë muzetë e botës, por jo si kureshtar – të them si studiues është e tepërt – po, ndoshta, me një sy…, edhe pse, kur isha i ri, mendoja se do merresha, doja të merresha me arkitekturë. Pastaj, një ditë, im atë më tha: “A e kupton që ne kemi një aktivitet industrial? Ndoshta, do të ishte mirë ta shikoje edhe njëherë qëndrimin për shkollën.”

E kuptova menjëherë, kështu që, pastaj ndryshova universitet. Në fakt, nuk ndryshova, zgjodha universitetin. Për t’u kthyer te ne, qyteti juaj është i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju, pastaj, e përcillni, sepse, zakonisht, kryeministri përfaqëson një popull dhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që, me gjasë, edhe vendi, edhe populli ka këtë lloj mbylljeje. Në fakt, u pamë para gjysmë ore dhe jemi shumë miqësorë, kështu që, mendoj se duhet folur shumë më tepër për Shqipërinë. Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur, është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë se Shqipëria është ende një vend, ku të thonë, “ki kujdes, kujdes”. Po ç’kujdes! Me kujdes shkoj në Milano, me kujdes shkoj në Napoli, kurse, vij këtu dhe mund të lëviz rehat. Gjithçka është e pastër, në vendin e vet, pa zhurmë. Urime! Urime juve që e drejtoni prej shumë vitesh këtë vend dhe unë e di, sepse informohem, që populli ka shumë vlerësim, shumë konsideratë për ju dhe ju e keni ngritur këtë vend, e keni ngritur në atë pikë që sot është në pozitën për të bërë dialog me vende të cilat kanë historikisht një traditë më të thellë. Nuk është tamam epiteti i duhur. Kështu që, nuk mund t’ju them dot tjetër përveçse “bravo”./O.S

Të fundit

Spahiu: Sponsorizimi 6 mln dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për...

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO. Lajmi është bërë i...

Lobim 6 milionë dollarësh, SPAK nis verifikimet për kontratën e PD në SHBA

Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i...

50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?!

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë "Continental Strategy". Sipas...

Kryesfida e javës së 34-ët në Serie A, formacionet zyrtare të skuadrave Inter-Roma

Interi dhe Roma do të zbresin në fushë nga ora 15:00. Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t në Seria A. Kjo sfidë ishte...

Lajme të tjera

Web TV