Çfarë duhet të dini për “menopauzën e trurit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afshet e nxehta gjatë natës, thatësia vaginale apo aknet e papritura hormonale, të gjitha janë simptoma të njohura të menopauzës. Por, për menopauzën e trurit nuk është folur shumë, ndaj ka plot detaje që duhet të dini nga shkaqet te lehtësimi i shenjave të kësaj gjendjeje.

Çfarë është “menopauza e trurit”?

Nisur edhe nga emri i kësaj simptome, gjithçka lidhet me harresën, vështirësinë në përqendrim, ulje e aftësisë njohëse, vështirësi në artikulim etj. Mjekja Kathleen Jordan thotë se shumë gra që kalojnë menopauzën përjetojnë edhe probleme me trurin, të cilat shkaktohen nga ndryshimet organike që ndodhin pas luhatjeve hormonale. Pra, nuk kemi të bëjmë me një dëmtim të këtij organi, por me një përgjigje të trurit ndaj ndryshimeve hormonale që ndodhin që me perimenopauzën e deri te menopauza.

Çfarë e shkakton këtë gjendje?

Mjekja Jordan pranon se estrogjeni luan një rol të rëndësishëm në sistemin neuroendokrin dhe simptomat ndodhin si përgjigje ndaj rënies së estrogjenit gjatë menopauzës. Ne e dimë se truri ka receptorë estrogjeni, kështu që nuk është për t’u habitur që ne shohim ndryshime në aktivitetet metabolike të qelizave të trurit kur nivelet e estrogjenit fillojnë të bien në perimenopauzë dhe menopauzë.

Si t’i lehtësoni këto simptomat?

Duket se jeni vetë ju që e keni në dorë përmirësimin nga kjo gjendje, sigurisht duket ju referuar sugjerimeve të mjekëve:

#1 Punoni për cilësinë e gjumit

Lodhja gjatë ditës, luhatjet e humorit, problemet me fokusin, të gjitha janë probleme që thellohen gjatë menopauzës së trurit. Përpiquni të flini herët, të bëni gjumë cilësor duke mbajtur një temperaturë ambienti të pranueshme, duke shmangur alkoolin para gjumit etj.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

#2 Mendoni terapinë e zëvendësimit të hormoneve.

Zëvendësimi i estrogjenit mbështet funksionin normal të qelizave të trurit, ndërsa zëvendësimi i progesteronit shoqërohet me shtim të serotoninës që ju bën të ndiheni më të çlodhur dhe më të qetë.

#3 Përqendrohuni në shëndetin e përgjithshëm

Dieta, suplementet dhe stërvitja mund të ndikojnë pozitivisht në lehtësimin e këtyre simptomave./E.Ç

Të fundit

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Lajme të tjera

Web TV