Abuzimi me tenderat e shkollës në Tropojë/ SPAK dërgon në GJKKO tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq 3 persona, të cilët akuzohen për abuzim me tenderat.

REAGIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë, të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:

Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Ramiz Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Rexhep Ismajlisufaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Procedimi penal Nr. 288, i vitit 2021, është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qenë procedura e ndjekur nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, në prokurimin publik me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi”, me fond limit 50.319.591 lekë, pa Tvsh, lloji i procedurës e hapur.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.

Lexo edhe :  Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

 

 

Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentat Standarte të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave)./O.S

Të fundit

Një objekt hidhet nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë, pamjet bëhen virale

Një video e pazakontë nga Shtëpia e Bardhë po bën xhiron e internetit, duke treguar një objekt që duket...

“Ethet e luftës” armatosin edhe Çekinë, Praga porosit 44 tanke gjermane Leopard 2A8

Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila...

Bajrami la Shqipërinë për Zvicrën, Silvinjo shmang polemikat: Ndodh edhe te Brazili

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Sfidën pasardhëse, atë ndaj Letonisë, ai e quajti si...

1 në 4 të rinj në Shqipëri, as në shkollë e as në punë

“22% e të rinjve në Shqipëri të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë, të dhënat bëhen të ditur...

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te...

Lajme të tjera

Web TV