Thirrja e Berishës si dëshmitar për ndërhyrjet në TIMS, PS tërhiqet: Nuk do hetojmë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste kërkoi në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS që ndër funksionarët që duhet të thirren për të dëshmuar, duhet të ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Propozimi u bë nga deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, që mori edhe mbështetjen e kryetarit të komisionit hetimor, Ervin Salianji.

Lajmi u publikua dje edhe nga Top Channel. Por në mbledhjen e sotme, socialistët duket se kanë ndryshuar mendje lidhur me kërkesën për të thirrur edhe Berishën.

Toni Gogu, nënkryetar i komisionit dhe Blerina Gjylameti thanë se Berisha duhet të thirret vetëm nëse del e nevojshme nga hetimi, teksa i thanë Salianjit se ka manipuluar procesverbalet e Komisionit në mbledhjen e parë.

“Komisioni hetimor është ngritur për të hetuar çfarë ka ndodhur në 2 gusht 2023. Nuk është ngritur për të hetuar kryeministra e ministra. Keni nenin 15, ku planin hetimor e propozojnë ekspertët që duhet t’i votojmë së bashku dhe më pas kalojmë në thirrjen e dëshmitarëve që duhet të kenë lidhje me çështjen. Gjatë hetimit të thërritet edhe Berisha. Institucionin do hetojmë, jo individin. Si thirren dëshmitarët? Kush e mori vendimin që ke vendosur emrat atje?”, tha Gjylameti.

Kreu i komisionit publikoi pjesë nga procesverbali ku deputetja Gjylameti kishte kërkuar edhe përfshirjen e Berishës në listën e dëshmitarëve, duke akuzuar socialistët se po bëjnë zhurmuesin për të shtyrë pa fund punimet e komisionit.

“Ju thoni se ‘unë mendoj se duhet thirrur edhe zotin Sali Berisha ish-kryeministër e Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm dhe funksionarët e Policisë së Shteti’. Nuk i shpëtojmë këtij hetimi çfarë do që të bëni. Nëse ju doni ta nxirrni zotin Berisha, nuk është as ëndërr as qëllimi im”./O.S

Të fundit

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por për Endri Shabanin...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Lajme të tjera

Web TV