Kreu i këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti i ftuar në një emision televiziv u shpreh se kanë kërkuar një mbledhje urgjente të këshillit bashkiak të Tiranës për rastin e dosjes 5D por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Alimehmeti: Ajo që ne i këmi kërkuar dhe vazhdojmë ti kërkojmë edhe këtu, është pikërisht kjo mbledhje urgjente.
Pra plas një skandal madhor, unë nuk e di se cfarë urgjence tjetër ka bashkia e Tiranës sot.
Kush është urgjenca më e madhe se kjo?
Dhe ne i kemi kërkuar mbledhje urgjente të këshillit bashkiak që të jepet transparencë e plotë.
Shkresa patjetër është protokolluar, ditën e premte me datë 5.
Normalisht duhet ta kishte thirrur vetë kryesia e këshillit bashkiak këtë gjë sepse është një skandal madhor i përmasave shumë të larta.
I pritëm, nuk e thirrën vetë.
Atëherë na lind neve detyra për ta thirrur dhe e thirrëm.
Tani nga e premtja që po mbushet prap java, nuk ka asnjë përgjigje.
Pse nuk ka përgjigje, arsyeja është e thjeshtë, se nuk kanë cfarë i thonë këshillit./E.T