Numri i të rinjve u ul me shpejtësi nga 2019-2023, papunësia gjithnjë e në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2019, kishte 681,552 persona të moshës 15-29 vjeç, teksa në zyrat e punës ishin të regjistruar si punëkërkues 15,372 persona.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, popullsia e moshës 15-29 vjeç ishte 587,888 persona, ndërsa mbi 17,880 të rinj ishin të regjistruar në zyrat e punës si të papunë, ose 16% më shumë se në 2019.

Ndonëse tregu i punës vitet e fundit ka raportuar mungesa punonjësish në të gjithë aktivitetet, papunësia e të rinjve po vjen gjithnjë e në rritje. Madje vitet e fundit, edhe në sektorin publik që dikur ishte shumë i kërkuar, ka shumë vende të lira, sidomos në qarqe.

Ekspertët e tregut të punës analizojnë se rritja e papunësisë te të rinjtë vjen si mospërputhje e ofertës për punë dhe kërkesës që kanë të rinjtë.

Viti pas viti, arsimi në vendin tonë ka humbur lidhjen me tregun e punës dhe modelin e zhvillimit. Të rinjtë e arsimuar kanë pak sektorë ku mund të angazhohen, teksa ekonomia është përqendruar në sektorë që kërkojnë krah pune, të tillë si punonjësit e shërbimeve, ndërtimit dhe fasonit.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grupmoshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Krahasimet tregojnë se edhe në kulmin e pandemisë, kur papunësia e përgjithshme u rrit, papunësia e të rinjve është më e butë se aktualisht.

Lexo edhe :  Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë kanë më shumë vështirësi për të gjetur punë në krahasim me grupmoshat e tjera në moshë pune.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0% më 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje.

Për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje./Monitor/   S.M

Të fundit

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e...

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq...

Lajme të tjera

Web TV