FMN zbulon çfarë po ndodh me ekonominë globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e fortë në Shtetet e Bashkuara ka përmirësuar perspektivën e ekonomisë botërore, por duhet bërë më shumë për të frenuar uljen e produktivitetit, tha të enjten drejtoresha e FMN-së.

“Rritja globale është pak më e fortë për shkak të aktivitetit të fuqishëm ekonomik në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende në zhvillim”, u tha gazetarëve drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 2.5 për qind vitin e kaluar, sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, duke tejkaluar shumë ekonomi të tjera të vendeve të zhvilluara.

“Rritja e konsumit të brendshëm, investimet e biznesit dhe një lehtësim i problemeve të zinxhirit të furnizimit kontribuan në rritjen ekonomike”, shtoi zonja Georgieva. “Inflacioni po bie, disi më shpejt se sa pritej më parë.”

Ajo foli vetëm disa ditë përpara fillimit të takimeve të pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, një nga dy takimet vjetore të organizuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Komentet e saj sugjerojnë se FMN-ja tani pret që ekonomia botërore të ketë një rritje më të madhe sesa prashikimi që bëri në janar për një rritje me 3.1 për qind në 2024 dhe 3.2 për qind në 2025 të ekonomisë globale.

“Ky është një lehtësim për ne. Kemi shmangur një rënie të ekonomisë globale dhe një periudhë të rritjes së inflacionit, të parashikuar nga disa ekonomistë”, tha zonja Georgieva. “Por ka ende shumë gjëra për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm.”

Ndër sfidat që përmendi zonja Georgieva janë rritja e tensioneve gjeopolitike, që sipas saj, po rrit rreziqet e fragmentimit të ekonomisë globale.

Ajo theksoi gjithashtu sfidat e rritjes së borxhit publik dhe një “ngadalësim të gjerë të produktivitetit”.

Për shkak të kësaj, FMN-j pret që rritja ekonomike të mbetet në nivelin pak më të lartë se 3 për qind në periudhën afatmesme, që është më e ulët se mesatarja historike.

Lexo edhe :  Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe tejkalimin e sfidës së produktivitetit, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar propozoi marrjen e disa hapave për të ulur inflacionin global, borxhin publik, heqjen e “kufizimeve ndaj aktivitetit ekonomik” dhe rritjen e produktivitetit.

“Me pak fjalë, nëse tregjet po marrin goditje dhe po punohet për zgjidhjen e problemit, si përshpejtimi i novacionit për të trajtuar kërcënimin ekzistencial të ndryshimeve klimatike, ekziston një justifikim për ndërhyrjen e qeverisë, përfshirë hartimin e politikave industriale”, tha ajo.

“Nëse nuk ka dështim tregu, duhet të tregohemi të kujdesshëm”, shtoi ajo./O.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV