Në TikTok po qarkullon një teori për muajin prill. Sipas astrologëve dhe spiritualistëve që ndajnë çdo gjë me njerëzit në rrjetet sociale, muaji prill është periudha e fillimeve të reja, e lënies pas të çdo problemi dhe e energjisë së keqe. Marsi ndërkohë ishte e kundërta, një muaj me emocione të forta, zhgënjim dhe vetmi.
Por pse besohet se kjo teori shkon më tej?
Besohet se prilli ndikon në humor, në arritjen e qëllimeve, nxit energjinë. Fillimet e reja që i përkasin kësaj periudhe i besojnë edhe kulturat krisitiane, hebre, apo hindu. Prej tyre, çelja e natyrës, zgjatja e ditës dhe të tjera ndryshime që bota i merr në këtë kohë, ndikojnë në mënyrën si shohim jetën dhe vazhdimësinë e vitit. Optimizmi është ndjeshëm në rritje.
Nga aspekti astrologjik, kemi një Mërkur në prapavijë që njihet për ndryshimet e vrullshme që të detyron të bësh. Po ashtu, kalimi nga Peshqit në Dash, tregon se jemi një hap pranë së panjohurës dhe shkojmë drejt saj me kuriozitet e guxim./E.Ç