Rritja e çmimit të energjisë elektrike për furrat/ Buka do të shtrenjtohet me 5% më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për furrat mund të reflektohet në rritjen e çmimit të bukës. Sipas ekspertit Pano Soko, rritjes prej rreth 25% të çmimit të bukës që prej vitit 2022, do t’i shtohet një tjetër rritje prej afërsisht 5%.

“Shihet një rritje e çmimit të energjisë për një pjesë të mirë të furrave të bukës. Energjia është kostoja kryesore që kanë të gjitha bizneset. Një lëvizje në fashën e energjisë do të reflektohet në çmimin e bukës. Nga të gjitha të dhënat del se vendi ynë nuk e ka problem emergjent çështjen e energjisë. Me problemin vendas, ne mbulojmë konsumin. Vetëm nga kriza, që nga viti 2022, çmimi i bukës është rritur me 25%.

Kur energjia rritet me 10%, buka rritet me 5%. Energjia është kostoja kryesore  e furrave. Kjo amplifikohet edhe për faktin se është kostot e tjera nuk po mbeten në vend. Kjo mund të sjellë një rritje të çmimit të bukës.

Rritjet e propozuara janë 9.5-12 lekë. Duke qenë se një pjesë e madhe e furrave kanë edhe shërbime të tjera, atëherë pritet një rritje 1.8 lekë për kilovat, që mund të kemi rritje deri në 5% të çmimit të bukës, praktikisht jo më shumë se 10 lekë. Pra një bukë masive 600 gramëshe që kemi shot mund të shkojë rreth 125-130 lekë.”, tha Soko./e.t

Të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”. Teksa ka...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. Prej...

Lajme të tjera

Web TV