Video/ Qindra pinguinë “bebe” hidhen në ujë nga blloku i akullt në Antarktidë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje të pabesueshme janë publikuar sot kur qindra pinguinë të vegjël lëshoheshin në ujë nga blloku i akullit në Antarktidë. Në dokumentarin e rrjetit ‘National Geographic’ raportohej vizita në gjirin Atka në bllokun e akullt Ekstrom, ku rreth 700 zogj pinguinë ‘perandor’ ishin mbledhur në buzë të humnerës së akullit.

Duke mrekulluar gazetarët e stafin, pinguinët e vegjël nisën të hidheshin nga lartësia njeri pas tjetrit, duke u përplasur me ujin e oqeanit dhe më pas duke dalë në sipërfaqe të palënduar.

“Ky moment spektakolar është dëshmuar dhe më parë nga studiuesit por kjo është hera e parë që sjellja e mahnitshëm po filmohet në televizion”, komentonte rrjeti në dokumentar.

Antarktida strehon dhjetra koloni pinguinësh perandorë të cilët shumohen dhe rrisin zogjtë e tyre në dimër.

Çdo janar kur zogjtë janë rreth pesë muajsh ato nisin procesin e nisjes së mësimit dhe notit pasi humbasin pendët prej bebeje dhe rrisin pendët e fort të notit./O.S

Mësimi i tyre i notit zhvillohet pa praninë e të rriturve por si një ritual kolektiv i të vegjëlve të kolonisë .

“Kur ata futen për herë të parë në ujë ndjehen në siklet dhe të pasigurtë, nuk janë të shpejtë apo notarë të hijshëm si prindërit e tyre”, thotë dokumentari.

Disa koloni pinguinësh rrisin zogjtë e tyre në lartësitë e blloqeve të akullit prandaj të vegjëlit duhet të hidhen për të arritur ujin në kohën e duhur.

Tashmë grupet e kamerave përdorin mjete të sofistikuara filmimi si dronët dhe lentet e fuqishme, që do të thtoë se mund të ndjekin pinguinët pa i shqetësuar ata.

Pamjet e programit të titulluar “Sekretet e Pinguinëve” prite të transmetohen në prill 2025. –DailyMail–

/O.S

Të fundit

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton...

E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026. Për Davide Ancelottin...

Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi se do të shkojë në...

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e sotme me...

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë që ushtrojnë presion, vendime të...

Lajme të tjera

Web TV