“Qeveria ka braktisur fasonët”, Teliti: Garancia e re sovrane është e pavlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj braktisjes që qeveria po vazhdon ti bëjë fasonëve, shqetësimin mbi falimentimet e tyre në masë dhe humbjet e dhjetëra mijëra vende pune.

Teliti denoncoi faktin se garancia e re sovrane është e pavlerë dhe do të ketë të njëjtin fat të atyre të ndërmarra në periudhën e Covid-19.

Reagimi i plotë:

Qeveria shpall kriteret e garancisë sovrane. Tashmë e sigurt: fasonët të braktisur dhe drejt FALIMENTIT.
Prej vitesh fasonët po vuajnë në masë prej taksave, detyrimeve dhe sidomos prej zhvlerësimit të ndjeshëm të euro-s.
Mbi 700 sipërmarrje prodhuese që operojnë në Shqipëri cdo ditë bëjnë vec dy gjëra, ose deklarojnë falimentin, ose në rastin më të mirë shkurtojnë vendet e punës, kryesisht gra kryefamiljare që me atë rrogë ushqejnë e arsimojnë fëmijët e tyre.
Pas vitesh heshtje dhe braktisje, qeveria më në fund doli me zë e me figurë dhe premtoi një paketë mbështetëse për fasonët, por ctë shohësh…zhgënjim dhe tallje.
Fakti: Asgjë nuk bëri, përvec se miratoi një garanci sovrane për të marrë borxhe mbi borxhe, e thënë ndryshe: zhytuni më thellë në gropën e borxheve.
Fakti: Sot që shohim edhe kriteret e miratuara të kësaj garancie sovrane, është e qartë si kristali, se edhe kjo garanci sovrane do ketë të njëjtin fat si ato garancitë sovrane të Covid-19, totalisht e pavlera për fasonët e ndershëm.
Mesa duket “verbërisë politike” që i ka zënë sytë drejtuesve politikë të qeverisë dhe bashkisë, të cilët “nuk shohin dot” ata që hanë “gjoja mbrapa krahëve” kumbulla, dardha e fiq, i është shtuar edhe “shurdhmëria politike” ndaj halleve reale të sektorit prodhues vendas.
Sot më shumë se kurrë nevojitet që qeveria të marrë propozimin tonë për mbështetje direkte financiare ndaj fasonëve dhe reduktim/shtyrje të pagesave të detyrimeve tatimore.
Është e vetmja mënyrë për ti thënë stop falimentit, stop humbjeve të vendeve të punës, stop braktisjes së prodhuesve shqiptare./O.S

Të fundit

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq

Bashkia e Lezhës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, duke nisur nga ora...

22 gusht 2006 – Rrëzohet avionit Pulkovo Airlines, fluturimi 612, mbeten 170 të vdekur

Më 22 gusht 2006, një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e Rusisë post-sovjetike goditi qiellin e Ukrainës lindore. Fluturimi Aeroplani ishte një Tupolev...

Trump kalon në sulm: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë

Në një postim në Truth Social, Trump ka sugjeruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë. Ai kritikoi administratën e Presidentit...

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV