“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin e dronëve të përdorur në sulmin e 13 prillit, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë qenë dronët iranainë Shahed-136 dhe Shahed-131. Këta dronë vetëvrasës janë përdorur prej grupeve militantëve pro Iranit, në Lindje të Mesme. Teherani është akuzuar edhe për dërgimin e tyre në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në luftën në Ukrainë.

A janë dronët efektivë?

Dronët vetëvrasës Shahed-136 dhe Shahed-131, janë të lirë, mirëpo efikas, sipas ekspertëve. Për shkak të pajisjeve që përdoren për krijimin e tyre, dhe zhurmës që lëshojnë kur nisin fluturimin, ata njihen me emra tallës si “kositëset e lëndinave” apo “motoçikleta”. Megjithatë, këta dronë që ngjiten në lartësi të ulëta dhe shkatërrohen kur të prekin cakun, kanë dalë të jenë efektivë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë të çmimit.

“Ata mund të bëjnë gërvishtje kur të nisen”, ka thënë Samuel Bendett prej Qendrës për Analiza Detare, me bazë në Virgjinia.

John Krzyzaniak, hulumtues në Projektin Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, ka thënë se dronët iranianë, sikurse Shahed-136, “mund të bëjnë kërdi” nëse lëshohen të shumtë në numër. Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra.

Sa larg mund të arrijnë?

Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra. Kjo e ka vënë Izraelin, që gjendet rreth 1.000 kilometra larg Iranit, brenda rrezes së sulmit. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 170 dronë, dhe të gjithë janë rrëzuar. Modeli tjetër më i vogël dhe më i vjetër Shahed-131, vlerësohet se mund të udhëtojë në deri 900 kilometra.

I lansuar më 2021, Shahed-136 mund të fluturojë në shpejtësi maksimale në 185 kilometra në orë, duke e bërë të cenueshëm ndaj vëzhgimit. Edhe pesha që mund të mbajë – rreth 50 kilogramë – e bën më të kufizuar.

Lexo edhe :  Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

A ka Irani dronë tjerë?

Irani është bërë i njohur së fundi për prodhim të dronëve. Ai prodhon edhe dronët luftarakë më të avancuar, përfshirë Mohajer-6, si dhe Shahed-129 dhe Shahed-191. jeremy Binnie, specialist i Lindjes së Mesme në fushën e mbrojtjes, e ka përshkruar Shahed-129 si “dronë mbikëqyrjeje dhe sulmi me qëndrueshmëri të gjatë”.

Droni Mohajer-6 mund të kryejë sulme në rreze prej 200 kilometash. Ky dron, sipas Binniet përdoret për “të depërtuar thellë në zonat e mbrojtura mirë”. Më 2022, Irani e ka themeluar një fabrikë dronësh për dronët sulmues Ababil-2 në Taxhikistan, fabrikën e parë të tillë të Teheranit jashtë shtetit.

Kush tjetër përdor dronët iranianë?

Irani është duke përdorur secilën herë e më shumë dronët e vet jashtë kufijve. Ekspertët besojnë se Teherani i ka përdorur ata për operacione të sabotimit, zbulimit dhe sulmit në rajon. Irani i ka furnizuar me dronë edhe rrjetet e veta në Lindje të Mesme, përfshirë grupet militante në Irak, Siri dhe Jemen.

Rebelët Huthi në Jemen pretendojnë se kanë lansuar dronë kundër Izraelit në muajt e fundit. Milicitë pro Iranit në Irak dhe Siri, ndërkohë, kanë lansuar sulme me dronë kundër forcave amerikane. Analistët kanë thënë se dronët i kanë bërë këto grupe më të paparashikueshme. Irani është akuzuar për dërgim të mijëra dronëve Shahed-129 dhe Shahed-191 në Rusi, duke forcuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. Teherani dhe Moska i hedhin poshtë këto supozime.

Droni Shahed-136 (Geran-2)

Një lloj droni vetëvrasës, i prodhuar nga Irani, është importuar në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë. Sipas emërtimit të ri, droni njihet si “Geran-2,” apo Geranium-2. Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin se e ka furnizuar Rusinë me dronë Shahed-136 për të shkatërruar infrastrukturën civile në Ukrainë.

Ka të dhëna që dronët iranianë janë ribrenduar si dronë rusë Geran-2 për t’u përdorur në fushëbetejë. Republika islamike është akuzuar se ia ka shituar dronët luftarakë edhe ushtrisë në Sudan, vend i përfshirë në një luftë civile shkatërruese./e.t

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV