Turizmi detar, lehtësohen procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Turizmit dhe mjedisit ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime ligjore të ligjit “Për aktivitetet e turizmit detar”. Sipas relacionit bashkëshoqërues, projektligji ka për qëllim të lehtësojë procedurat në ushtrimin e aktiviteteve të turizmit detar duke hequr barrierat e panevojshme.

Sipas këtij projekligji operatorët që do të ushtrojnë aktivitetin e turizmit detar si lundrimi për zbavitje apo peshkimi, motorrët e ujit, zhytjet për argëtim dhe aktivitetet e tjera të ujit tashmë do duhet t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit dhe jo licensim.

Në nenin 1, të projektligjit është parashikuar ndryshimi i pikës 14 të nenit 3 të ligjit aktual, konkretisht përkufizimi i “operator i turizmit detar” duke e shkëputur përfundimisht nga koncepti i “operatorit turistik” pasi kanë objekt veprimtarie të ndryshëm në fushën e turizmit.

Ndërsa neni 2 parashikon shfuqizimin e procesit të licensimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe si rrjedhojë operatorët që do të ushtrojnë veprimtari të turizmit detar do t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Madje sipas relacionit të ministrisë së Turizmit, Drejtuesi teknik dhe përfaqësuesi ligjor nuk kanë detyrimin të zotërojnë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve në fushën e turizmit; apo të zotërojnë një gjuhë të huaj në nivelin B2 dhe një gjuhë të huaj të dytë në nivelin B1, sepse këto kritere nuk kanë asnjë ndikim në garantimin e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të turizmit detar.

Por ky operator ka detyrimin që, në varësi të klientit, t’i garantojë shërbimin me udhërrëfyes të licencuar për këto lloj aktivitetesh, sipas ligjit për turizmin. Ndryshimet e propozuara synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit detar, duke mos cënuar cilësinë dhe standardet e ofrimit të shërbimit si dhe sigurinë e turistëve./O.S

Të fundit

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Lajme të tjera

Web TV