Dua Lipa thotë se e ka manifestuar jetën e saj dhe s’i kursen disa detaje për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa është në kopertinën e Time, ku u shpall edhe një ndër 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë. Në këtë intervistë, ajo ka folur për gjithçka, duke nisur që nga manifestimi i ëndrrave të saj, deri te krenaria për rrënjët e saj.

Dua tha ndër të tjera se qysh prej fëmijërisë, ajo ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten. “Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”.

Ylli i popit ka një karrierë mjaft të suksesshme dhe theksoi se është e rëndësishme që t’i shkruash gjërat. “Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të realizohet”, tha Dua.

A beson Dua te fuqia e manifestimit? Patjetër që po! Madje, manifestimi është një gjë shumë e rëndësishme për të. “Unë kam shumë besim me gjërat që vendos në këtë botë. Në mënyrë të pavetëdijshme, ti punon për të. Asgjë nuk është shumë e madhe”, tha ajo.

Dua Lipa lindi në Londër në vitin 1995, nga Anesa dhe Dukagjini, të cilët u larguan si refugjatë në vitet ’90. Kur Dua ishte 11 vjeç, ata u rikthyen në Kosovë dhe më pas, Dua u rikthye në Londër, për të ndjekur karrierën e saj muzikore.

Dua foli me shumë pasion edhe për rrënjët e saj dhe kulturën shqiptare. “Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem kosovare është një pjesë shumë e rëndësishme dhe fakti që mora nënshtetësinë shqiptare ka qenë shumë emocionues”, tha Dua, referuar marrjes së nënshtetësisë shqiptare në vitin 2022.

Lexo edhe :  Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Ajo foli gjerësisht për Kosovën, duke theksuar se është ndër popullsitë që ka moshën më të re në Europë. “Mundësia për të udhëtuar lirisht është shumë e rëndësishme. Ne kemi qenë fëmijë me ëndrra dhe shpresa të mëdha dhe donim të udhëtonim rreth e qark botës dhe të eksploronim. Ata duan të përparojnë, të rriten dhe të shpresojnë se mund të dëgjohen në mënyra të tjera. Tani që pasaporta e tyre ka vlerë është diçka shumë e mirë”.

Dua shtoi se kur flitet për Kosovën, nuk ka dëshirë t’i referohen si një vendi që ka përjetuar luftën, por është shumë më tepër. “Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga ç’e presin”, u shpreh ajo, duke përfshirë edhe artistët dhe admiruesit e muzikës./E.Ç

Të fundit

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda,...

Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh,...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Lajme të tjera

Web TV