Rita Petro: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rita Petro, e ftuar në “Interview” në Euronews Albania, ka folur për tematika të ndryshme, duke nisur që nga dashuria e deri tek ofertat korruptive me të cilat është hasur shpeshherë, që të përparonte më shpesh në biznes. Shkrimtarja e bëri të qartë se i kishte refuzuar oferta të tilla dhe gjithnjë ka dashur të ecë përpara me forcat dhe aftësitë e saj.

Ajo foli për prioritetet e jetës së saj dhe gabimet e vogla që ka bërë ndërsa përkushtohej në sipërmarrjen e saj:

“Në faza të ndryshme i kam dhënë prioritet disa gjërave dhe kam lënë pas dore gjëra të tjera. Për shembull: Kur u ngrit biznesi, vajza ime ka pasur të drejtë të më thotë: “Ti nuk ishe shumë me mua”. Pavarësisht se ajo është rritur në zyrat e librit, por nuk ka ndjerë aromën e gjellës, të gatimit, që çdo fëmijë e dashuron nga mamaja e vet”.

Rita shtoi se dashuria është primare dhe frymëzohet prej saj, por kur përkushtohet te gjëra të tjera, nis dhe e harron, e lë pas dore:

“Pra, dashuria ishte e para dhe mua më frymëzon, por kur ti i jepesh me mish e me shpirt edhe biznesit edhe ajo dashuria sikur fillon edhe harron, e lë pas dore. Pastaj, kur u krijua shtëpia botuese, unë doja të mos merresha shumë me art. E lashë pas dore poezinë dhe fillova botoja libra njëherë në 7-8 vite. Por, ato ishin libra me shpërthime të mëdha. Unë si duket, brenda vetes e ndieja, megjithëse biznesin e kam bërë me qejf, se prapë ka qenë me librin shkollor, por e lashë pas dore”.

“Tani i jam vënë më shumë pjesës si shkrimtare. Tani mund të kem lënë pas dore disa gjëra, që i rrija shumë biznesit te koka. Por ajo që është e rëndësishme, kompromise të ulëta unë nuk i kam bërë ndonjëherë. Qoftë në lidhje me krijimtarinë, qoftë në lidhje me dashurinë. Sepse edhe dashuria ndonjëherë blihet me para. Edhe dashuria edhe pjesa e biznesit që t’i të arrish majat, bund të blihet me para, me korrupsion. Gjithmonë të oftohet pjesa e korrupsionit. Kemi përballuar situata të vështira, duke mos qenë afër asnjë krahu politik”, tha ndër të tjera ajo./E.Ç

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV