Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ish-presidenti Ilir Meta, pasi shkarkoi Endrit Braillmarin, nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, ka prezantuar ekipin e ri të punës.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së kryesisë, Meta shkarkoi Braimllarin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe nga posti i sekretarit politik në Korçë e Tiranë.

Sot, 16 prill, ai ka ndarë një foto në “Facebook”, ku vihet re mungesa e grupit të Kryemadhit.

“Puna sot nisi me debatet për ndryshimet në program sipas 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus. Falenderoj z.Haxhinasto dhe të gjithë kolegët që punojnë me shumë përgjegjësi!”, shkruan Meta krahas fotos.

Ai shfaqet në tryezë me Tedi Blushin, Paskal Milon, Edmond Haxhinaston, Miranda Rirën, Edmond Panaritin dhe disa anëtarë të tjerë të partisë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ka munguar sërish Monika Kryemadhi.

Ditën e djeshme, në mbledhjen e kryesisë ku mungonte bashkëshortja e tij, njëherësh anëtarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Meta deklaroi se partia nuk do të ketë dy drejtues.

“Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatin e autobusit”, deklaroi ai.

Meta gjithashtu, paralajmëroi rithemelimin e partisë që drejton, në Konventën që do të mbahet më 27 prill.

Meta u bëri thirrje kujtdo që dëshiron të drejtojë Partinë e Lirisë, që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.

“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit“, tha Meta.

Lexo edhe :  7 Marsi/ Spiropali uron mësuesit: Mirënjohje pa fund!

Ilir Meta, përgjatë javëve të fundit ka shtuar mesazhet për tradhtarë brenda radhëve të Partisë së Lirisë. Vetëm disa ditë më parë, ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të Patrisë së Lirisë janë shitur te Edi Rama./E.T

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV