Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës/ Rama: Do mbledhë ajkën e talentit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e aktivitetin për prezantimin e projektit të kampusit sportiv, “Akademia e Manchester City në Durrës”

Ndër të tjera kreu i qeverisë njoftoi se është duke u diskutuar për të sjellë akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës. Sakaq tha se PS do të vazhdojë të ndërtojë më tutje Shqipërinë e virtit 2030.

Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City-t. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive. Ashtu siç patëm sukses me Manchester City-n, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës. Deri dje këto projekte dukeshin si të paimagjinueshme, ndërsa sot duken gjithnjë e më mundshme. Shqipëria është bërë një vend që kur shqiptohet në emër tërheq vëmendjen në të gjitha fushat. Do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030.”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama vlerësoi iniciativën për ndërtimin e “Akademisë së e Manchester City në Durrës”, duke thënë se do mbledhë ajkën e talentit.

Të mblidhet ajka e talentit që ky sport ka në këtë klub, se është sporti më i ndjekur në botë. Shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo Zabaleta, agjent Manchester City në FSHF. Marko me shumë kënaqësi, të paktën në telefon, tha në “rregull”. Marko është vlerë e shtuar se na jep mundësinë të kemi një kampus të një ekselence artiteknonike dhe funksionale jo vetëm të sprovuar në Air Albania, por me kampusin e Fiorentinës, realizuar nga Marko, është kampusi i parë serioz i këtij shekulli të ri në aspektin e standardit në Itali. Më të madh se futbollin ka burokracinë.

Lexo edhe :  Qytetari Dixhital” – Ura e re mes arsimit dhe etikës në epokën digjitale

Të kemi një kampus ekselence. Njëjtë siç bëmë stadiumin, me një sipërmarrës që tregoi aftësi të jashtëzakonshme në aspektin Teknik. Të bëjmë këtë kampus dhe të gjithë të tjerët që vijnë me radhë. Tre stadiumet janë në proces punës nga arkitektet që dolën fitues. Do ketë rritje të aksesit për të rinjtë dhe fëmijët për tu marrë me sport./e.t

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV