Sipas ERE/ Ja sa do jenë çmimet e energjisë elektrike për furrat e bukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke/prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) për periudhën 1 maj 2024 – 31 dhjetor 2024.

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kWh.

Kategorinë e dytë ku përfshihen furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kWh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kWh./    S.M

Të fundit

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se...

AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të...

Mevlan Shanaj ka një mesazh për Baton Haxhiun: Mbyllja e RTSH…

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili....

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Lajme të tjera

Web TV