“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta kundër kreut të SPAK, Altin Dumaniu.

Meçe u shpreh se Meta ka kërcënuar hapur institucionin e rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa më tej shtoi se këtij akti të Ilir Meta nuk i ka dalë asnjë opozitar në mbrojtje.

“Është e panatyrshme dhe e paarsyeshme që Meta të ngrejë një furtunë të tërë ndaj këtij personi kur nuk ka asnjë deklarim, apo aksion publik të SPAK apo në mënyrë të posaçme të Dumanit ndaj metës.

Përse pikërisht u shënjestrua Dumani? Mos të harrojmë se tek deklarimet e Metës ka disa gjera që janë edhe një kërcënim, si edhe një shpërdorim të nenit të kodit të procedurës penale që është ofendimi ndaj një personi që kryen detyrë shtetërore.

Ne kemi tre ditë që po merremi, me ngjarje që po ndodhim me Ilir Metën. Ai provokoi një situatë, dhe nuk ka një person që t’i dalë në mbrojtje. Të gjithë e kanë ndëshkuar dhe nuk i ka dalë askush në krahë.

Ilir Meta foli për Vojo Kushë. Por nëse do ta ndjekësh sinkronin e plotë, tha se kishte 300 mijë Vojo Kushë. Këta ndodhen në Gjermani, Francë, Angli, Amerikë. Pra t’i i dashur prokuror nuk ke ku të futesh. Kërcënim më të hapur se kjo nuk ka.

Ai kërcënoi një institucion Kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Goditi sistemin që gjithë infrastruktura ndërkombëtarë po investon Jemi në kuadër të një personi që është i qartë në atë që bën, dhe nuk mund të themi që është i çmendur.

Lexo edhe :  Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Ai kërcënoi dhe ai goditi dhe kërcënoi pastër fare me 300 mijë Vojo Kushash të shtrirë në të gjithë botën. Mafia këtë ka”, tha ai./   S.M

Të fundit

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të...

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi...

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV