Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që ka zgjedhur për vogëlushin

Këngëtarja e njohur Olta Boka këtë të shtunë është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Vetë këngëtarja ka vendosur që emri i të porsalindurit të jetë Brel.

Lajmin Olta e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve!
Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkruan këngëtarja në ‘Insta’./kb