Gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë që shqetësohemi për një problem të caktuar në familje, një sfidë me fëmijët në shkollë, përmbushja e afatit për një projekt të caktuar në punë apo një dramë miqësie, e keni vënë re se ndjeni një shqetësim të vogël në stomak.

Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit.

“Ndikimi i stresit në oreks është shumë i ndërlikuar dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,” thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda marrje mendsh, dhimbje dhe shqetësime në stomak.

Por, çfarë duhet të bëni në këtë rast? Ja tre këshilla të vlefshme për ju!

#1 Përpara se të hani diçka, qetësoni nervat me një ushtrim frymëmarrjeje

Arsyeja kryesore që stresi afatshkurtër mund të jetë “vrasës” i oreksit është se në këtë gjendje aktivizohet sistemin nervor simpatik, i cili ndërpret oreksin dhe ngadalëson tretjen. Për ta qetësuar veten, bëni një frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e gjendjes.

#2 Konsumoni gjëra të gatshme

Kur jeni në situatë stresi apo nervash të tensionuara, sigurisht që të gatuarit është gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend.

Ndaj, mbajtja e ushqimeve të gatshme, si kos, fruta të freskëta, drithra, perime apo gjalë kikiriku janë të gjitha alternative të mira për të “thyer” pak oreksin sa herë që jeni të stresuar.

#3 Hiqni dorë nga çdo kontakt me botën virtuale

Çfarëdo vakti që të zgjidhni për të konsumuar, edhe pse jeni nën presionin e stresit, fikni çdo pajisje elektronike, iPad, kompjuter apo telefon dhe thjesht shmangni tundimin për të shijuar pa vetëdije një ushqim, teksa “harroheni” virutalisht në punët tuaja./E.Ç

Të fundit

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Lajme të tjera

Web TV