Olsi Bylyku thumbon sërish: Ikëm tek Top-i për më mirë, por na nxorën për dy javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olsi Bylyku nuk ka në plan t’i ndalë kunjat ndaj Top Channel dhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.

“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxorri populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Olsi u bë pjesë e rrugëtimit të “BBVA 3” dhe për diku te dy javë u eliminua, për shkak të një televotimi, ku me vendimin e publikut, la garën.

Aktori i humorit ka bërë disa herë reagime të tilla dhe ka thumbuar produksionin e “BBVA 3”./E.Ç

Të fundit

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në...

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura...

1 Korrik 1963 – SHBA dhe BS nënshkruajnë marrëveshjen për “linjën e nxehtë”

Një hap historik për shmangien e luftës bërthamore, pasojë direkte e Krizës së Raketave në Kubë (1962) Në kulmin e Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet midis...

Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka...

Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pas...

Lajme të tjera

Web TV