Olsi Bylyku thumbon sërish: Ikëm tek Top-i për më mirë, por na nxorën për dy javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olsi Bylyku nuk ka në plan t’i ndalë kunjat ndaj Top Channel dhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.

“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxorri populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Olsi u bë pjesë e rrugëtimit të “BBVA 3” dhe për diku te dy javë u eliminua, për shkak të një televotimi, ku me vendimin e publikut, la garën.

Aktori i humorit ka bërë disa herë reagime të tilla dhe ka thumbuar produksionin e “BBVA 3”./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV