Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka publikuar 10 qytetet evropiane që kanë aromë më të ndjeshme.

Qyteti që mban aromën më të mirë në botë është në fakt jo shumë larg nesh.

Hulumtimi përfshiu 30 qytete në Evropë dhe më gjerë.

Qytetet vlerësohen në bazë të pastërtisë, numrit të luleshitësve, furrtarëve dhe parfumeve. Time Out shkruan se Athina e Greqisë zuri vendin e parë ndër qytetet më aromatike në botë.

Ky qytet historik dhe një nga kryeqytetet më të vjetra në botë mori një rezultat 8.3 nga 10, falë furrave të shumta dhe dyqaneve të tij që nxjerrin nota aromatike.

Gjithashtu, Athina është një parajsë lulesh, me 31 luleshitës dhe 22 parfumeri në 10 kilometra katrorë, që do të thotë se një aromë delikate qëndron në çdo cep të qytetit.

Cilat qytete të tjera janë në listë?

Në vend të dytë është Parisi dhe në vendin e tretë Cyrihu i Zvicrës, për shkak të aromës së ‘baguettes’ dhe rrugëve të pastra.

Përveç tyre, kjo listë e pazakontë përfshin Dublinin (Irlandë), Luksemburgun, Nikosinë (Qipro), Kopenhagën (Danimarkë), Bukureshtin (Rumani), Valletën (Maltë) dhe Amsterdamin (Holandë)./E.Ç

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV